Panik ajror! Stuhia “Dennis” në aksion, pasagjerët e tmerruar bërtasin dhe luten

19/02/2020 11:11

Pasagjerët e linjës ajrore Marok-Belgjikë kanë gjetur momentin më të papërshtatshëm për të udhëtuar, pikërisht në kohën kur stuhia “Dennis” gjendej “në aksion”.

Teksa aeroplani i tyre lëkundej si pasojë e erërave të forta, pasagjerët shihen duke bërtitur dhe lutur që ky tmerr të mbaronte një orë e më parë. Si pasojë e stuhisë, erërat lëviznin me një shpejtësi rreth 100 km/h.

Fatmirësisht raportohet që në bord nuk ka pasur të lënduar. Kujtojmë që stuhia e pagëzuar si “Dennis” ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, me Britaninë dhe Gjermaninë që regjistron dëmet më të mëdha. Por edhe Belgjika u prek nga stuhia e rrezikshme fundjavën që lamë pas, duke mos kursyer pemë, shtëpi dhe si rezultat i reshjeve të dendura shumë rrugë të qyteteve u përmbytën.

Top Channel