Momente tmerri! Bie orteku në Zvicër, shpëtohet skiatorja “e varrosur” në dëborë

19/02/2020 13:00

Pamje dramatike kanë kapur momentin kur një grua britanike fatmirësisht mundi të shpëtojë, pasi u fundos në thellësi të dëborës në një vendpushim të skive në Verbier të Zvicrës.

Victor Liebenguth, një skiator profesionist u shpreh se gruaja e tij ishte duke skijuar në dëborë në momentin që ra orteku.

“Ndoshta 10 njerëz ishin duke bërë ski në të njëjtën kohë dhe asnjë masë parapraku nuk u ndërmor. Për fat të keq ishin dy vajza duke bërë ski dhe u goditën shumë keq nga një ortek. Ne ishim të parët aty dhe menjëherë filluam të bënim kërkimet e para. Në kohë rekord gjetëm të parën dhe të dytën, e cila ishte 70 metra më tutje, por fatmirësisht e shpëtuam gjithashtu. Ndërkohë që përpiqeshim të nxirrnim jashtë vajzat, njerëzit përreth fillonin të bënin ski në drejtime të ndryshme dhe ndodhi e pashmangshmja. Një ortek tjetër goditi zonën dhe një person i tretë ngeci në dëborë. Gjithsecili duhet të ketë pajisjet e duhura për të shkuar aty, duhet të informohet për konditat e vendit dhe më e rëndësishmja të trajnohet për male të tilla. Në mënyrë që të jetë i sigurt dhe të ketë njohuritë dhe reflekset e duhura për raste të tilla të paparashikueshme. Shpresoj që kjo të ndihmojë në motivimin dhe edukimin e njerëzve në të tilla raste”, u shpreh Victor.

Victor së bashku me miqtë e tij u drejtuan menjëherë në zonën që ra orteku, duke kërkuar për vajzat që u goditën. Fatmirësisht arritën të lokalizojnë shpejt një grua e cila falë një airbagu të madh portokalli arriti të shpëtonte pa dëme. Pas kësaj djemtë fillojnë të gërmojnë me shpejtësi nën dëborë me ndihmën e një lopate për të bërë të mundur shpëtimin e gruas, e cila fatmirësisht mundi të shpëtohej. Disa momente më vonë në zonë shikohet dhe një helikopter shpëtimi për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve.

Kompleksi “Ski Resort Verbier”, me anë të një njoftimi në rrjete sociale kishte lajmëruar më herët që rreziku i ortekëve ishte evident, duke shtuar se nëse do të dëshironi të bëni ski duhet të jesh njohës i mirë i terrenit dhe një skiator i zoti.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel