Mbi 500 kilogramë drogë janë kapur nga autoritetet italiane në Lecce, teksa dyshohet se sasia e lëndës narkotike mund të ketë ardhur nga Shqipëria.

Mbi sekuestrimin në fjalë ka rënë në pranga një shtetas italian, fill pas gjetjes së drogës së fshehur brenda një skafi.

Zbulimi u bë kur një patrullë e policisë dyshoi për një automjet jashtë rruge që synonte të tërhiqte një varkë gati 6 metra. Efektivët patën dyshime dhe bënë një kontroll, saktësisht dje, përgjatë rrugës provinciale që lidh Lecce-n me Torre Chianca.

Top Channel