Indonezia shpallet e çliruar nga koronavirusi vrasës vetëm “për arsye të lutjes”

19/02/2020 15:37

Megjithse nuk kishte deklaruar deri tani asnjë rast të koronavirusit të ri vrasës SARS-CoV-2, Indonezia ka deklaruar sot se është e çliruar nga koronavirusi për arsye të lutjes.

Vendi më i madh musliman në botë nuk ka deklaruar asnjë rast të koronavirusit megjithse fqinjët e saj Malajzia e Filipinet kanë konfirmuar infeksione. Zyrtarët vendas kanë thënë se kanë testuar më shumë se 100 persona të dyshuar por asnjë prej tyre nuk rezultoi pozitiv.

Edhe më herët zyrtarët ksihin bërë thirrje që “me anë të lutjes” njerëzit të angazhohen kundër prejkes nga sëmundja dhe tashmë pretendojnë se rekomandimet e tyre kanë dhënë efekt të plotë.

Indonezia është shumë pranë Kinës dhe pret çdo muaj mijëra udhëtarë kinezë.
Ministrii shëndetësisë Teraëan Agus Putranto, tha në një konferencë shtypi se statusi i vendit i paprekur nga sëmundja vinte i gjithi ‘për arsye të lutjes’.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA