Britania e Madhe në vitin 2021 kalon në sistemin e ri të emigracionit me pikëzim

19/02/2020 19:18

Britania e Madhe në vitin 2021 do të kalojë në sistemin e ri të migracioni që bazohet në parimin e vlerësimit me pikë.

Ministrja e Brendshme, Priti Patel tha se sistemi i ri do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021 dhe e quajti vendim historik për vendin.

“Ne po i japim fund lëvizjes së lirë, duke rikthyer kontrollin e kufijve tanë për të përmbushur prioritetet e njerëzve duke futur sistemin e ri të migrimit në Britani të Madhe të bazuar në vlerësimet sipas pikëve, i cili do të zvogëlojë numrin e përgjithshëm të emigrantëve”, tha Patel.

Ajo shtoi se sistemi do të forcojë ekonominë dhe komunitetet dhe do të tërheqë “më të mirët” nga të gjitha pjesët e botës, dhe kështu do të rrisë potencialin e plotë të vendit.

Sipas sistemit të ri, ata që duan të punojnë në Britani të Madhe do t’i nënshtrohen një sistemi të vlerësimit sipas pikëve si në Kanada dhe Australi.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet njohjes së gjuhës angleze, përgatitjes profesionale dhe nivelin e arsimimit. Të njëjtat kritere do të vlejnë edhe për qytetarët e Bashkimit Evropian (BE) dhe ata që nuk janë.

Përparësi do t’u jepet punëtorëve me kualifikim të lartë, përfshirë shkencëtarë, inxhinierë dhe akademikë./aa/

Top Channel