25/12 18:53
Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë në mbështetje të punonjësve të nën stacionit të pompimit të ujit në Poçem të cilët janë prej një jave në grevë urie si dhe naftëtarëve të Ballshit.
Ai shprehet se për ta duhet një zgjidhje e menjëhershme teksa akuzon pushtetarët për lojë dhe indiferencë kriminale.
Reagimi i Bashës
Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjehershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale.
Top Channel