Virusi vdekjeprurës/ Humbin jetën 1873 persona, të infektuar 73 mijë të tjerë

18/02/2020 10:13

Ka shkuar në 1.873 numri i viktimave nga koronavirusi, ku në mesin e tyre është edhe drejtori i një spitali në Wuhan, neurokirurgu Liu Ziming.

Teksa numri i të vdekurve jashtë Kinës ka kapur shifrën 5, aktualisht janë mbi 73 mijë persona të infektuar në mbarë botën.

Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se më shumë se 80% e të prekurve janë të sëmurë ose të moshuar. Studimi tregon gjithashtu se një rrezik i lartë i kanoset edhe personelit mjekësor.

Gjetjet e zyrtarëve të shëndetësisë në Kinë treguan se vdekshmëria nga Koronavirusi tashmë i quajtur Covid-19 e ka shkallën 2.3%. Në Hubei, krahina më e prekur, shkalla e vdekshmërisë është 2.9% krahasuar me vetëm 0.4% në pjesën tjetër të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA