Ne duhet të pranojmë se planeti ynë është shumë më i çuditshëm nga ç’do të mund ta imagjinonte ndonjëherë. Ka zbulime të panumërta që janë gjetur në të gjithë botën, por që vazhdojnë të shpjegohen.
Disa nga gjetjet u shënuan si të pamundura ose të kategorizuara si rezultat i mashtrimit, pasi thjesht ato nuk mund të shpjegohen.
Sidoqoftë, vetëm për shkak se diçka është e çuditshme dhe e pamundur të shpjegohet, nuk është e nevojshme që të jetë një shaka. Disa gjëra janë thjesht të pashpjegueshme, pasi shkencëtarët duke u përpjekur t’i hulumtojnë, ata iu qasen atyre me një ‘mendje të mbyllur’.
Në mënyrë që të kuptojmë plotësisht gjithçka që kundërshton shpjegimet tona, ne duhet të jemi të gatshëm të pranojmë që çdo gjë është e mundur.
Kthetra e zogut të zhdukur nga Zelanda e Re
Kjo kthetër interesante u zbulua në shpellat e malit Owen n ë Zelandën e Re. Kthetra, tejet e ruajtur mirë, besohet se i përkiste një zogu që u zhduk rreth 3 mijë vjet më parë.
Zogu, i cili nuk kishte aftësinë për të fluturuar, u zhduk pavarësisht nga fakti se kishte kthetra mjaft mbresëlënëse, transmeton KosovaPress.
Sipas FreshPress.info, historia pas zbulimit kujton një film klasik horror. Herën e parë që një kthetër u zbulua në një shpellë të vendosur në një vend krejtësisht të ndryshëm, në vitin 1863 nga James Campbell. Më vonë, pa ndonjë shpjegim racional, ekzemplari u zhduk për disa vjet, derisa u rishfaq dhe u shit te drejtori i Muzeut Dominion në Uellington nga nipi i stërnipit të Campbell.
Gishti misterioz në Egjipt
Ky është pa dyshim një nga zbulimet më të çuditshme në Egjipt. Në fakt, në vitin 1988, një nga agjencitë kryesore të lajmeve në Evropë (Bild.de) botoi një artikull në lidhje me një gisht gjigant, enigmatik.
Edhe pse menduan se b ëhet fjalë për një mashtrim, testet, fotot me rreze Rëntgen tregojnë një histori krejt ndryshe.
Mbetjet e këtij gishti janë mbresëlënëse. Është një gisht i madh humanoid i mumifikuar, 38 centimetra. Studiuesit nga Egjipti besojnë se gishti i përkiste një krijese që duhet të kishte qenë mbi 5 metra e lartë. Vetëm disa njerëz patën mundësinë për të fotografuar këtë objekt të jashtëzakonshëm në 1988.
Në një intervistë për Bild.de, Gregor Sporri, i cili gjithashtu gjeti gishtin, deklaroi: “Ishte një pako e zgjatur që i vinte era myk”.
“U trondita plotësisht kur pashë një gisht gjigant me ngjyrë kafe të errët. Më lejuan ta fotografoja. Vendosa një kuletë pranë gishtit, vetëm sa për ta bërë pjesën më të madhe të këtij gishti më të lehtë për t’u parë. Gishti është i lakuar, i hapur dhe i mbuluar me myk,”shpjegoi ai.
Studiuesit ndajnë mendime të ndryshme kur bëhej fjalë për këtë relikt mis terioz antik. Problemi më i madh është se gishti nuk përshtatet në ndonjë teori konvencionale të paraqitur nga arkeologët ose historianët.
Sfinksi i Madh: Misteri që nuk ka fund
Sfinksi i Madh në Giza është ndoshta monumenti më enigmatik në Tokë. Pse? Përveç të gjitha monumenteve të gjetura në Egjipt, Sfinksi i Madh është pa dyshim një nga strukturat më në mëdyshje që absolutisht askush nuk mund ta shpjegonte plotësisht.
Askush nuk e di sa vjeç është Sfinksi! Askush nuk e di kush e ndërtoi dhe pse! Askush nuk e di se çfarë përmbajnë dhomat e mëdha, zgavrat dhe tunelet nën Sfinksin.
Mosha është ndoshta më e diskutueshme, kur bëhet fjalë për Sfinksin. Disa pohojnë se struktura daton nga koha e civilizimit të lashtë egjiptian, ndërsa të tjerët pohojnë se ajo është më e vjetër se civilizimi i lashtë egjiptian i përmendur dhe është së paku 800,000-vjeç.
Sfinksi tregon shenja të qarta të erozioni t. Në lidhje me këtë, shumë studiues pohojnë se Giza dikur ishte zhytur në ujë.
Top Channel