Koronavirusi/ Rëndohet bilanci i viktimave, por ka edhe të mbijetuar…

17/02/2020 10:52

Bilanci tragjik i viktimave të shkaktuar nga koronavirussi CoVid-19, vijon të rrëndohet. Deri më tani numri i viktimave i ka kaluar 1770 ndërsa bilanci pritet të rëndohet në orët në vijim. Por ndërsa numri i të vdekurve rritet, kështu ndodh edhe numri i atyre që po mbijetojnë dhe po e luftojnë këtë virus vdekjeprurës.

Mediat shtetërore kineze kohët e fundit po reklamojnë shumë pacientë të prekur nga koronavirusi dhe që po arrijnë të mbijetojnë falë diagnostifikimt dhe trajtimit në kohë.

Ndërkohë në mediat vendase është shpërndarë në masë rasti i një inxhinieri i cili edhe pse ishte i prekur nga koronavirus, shëndeti i tij është përmirësuar ndjeshëm pas një kure të dhënë nga mjekët.

Bëhet fjalë për inxhinierin 31-vjeçar Edison Zhang i cili u diagnostifikua me virusin vdekjeprurës , por pas injeksioneve ai u përmirësua.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta