Kina: Më shumë se 10 000 pacientë kanë dalë nga spitali pas rekuperimit nga COVID-19

17/02/2020 15:23

Kina njoftoi sot se më shumë se 10,000 pacientë janë liruar nga spitalet pas rekuperimit nga koronavirusi vrasës ndërsa mijëra punonjës vullnetarë janë ofruar në të gjithë vendin të punojnë kundër COVID-19.

Autoritetet thanë se rajonet e vendit dhe ato të provincës Hubei kanë akumuluar një total prej 217 grupe mjekësore me personal 25,633 së bashku me një fluks të gjerë pajisjesh e mjekimesh.

Ato shtojnë se falë përpjekjeve të pandalura 10,844 pacientë të infektuar nga koronavirusi i ri janë liruar të rekuperuar nga spitalet, deri mbrëmjen e të dielës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel