Filipinet i japin fund akordit ushtarak me SHBA, në një goditje serioze për Uashingtonin

17/02/2020 17:44

Vendimi i Filipineve javës që shkoi për t’i dhënë fund akordit ushtarak me SHBA mund të jetë një goditje e rëndë për aleancat amerikane në Azi, sipas ekspertëve, të cilët thonë se janë të pasigurtë sesi çështja do të zhvillohet më tej.

“Për Uashingtonin kjo mund të jetë goditja më e madhe për aleancat e SHBA në Azi, që prej Luftës së Ftohtë”, tha Alexander Neill, ekspert sigurie i Azisë e Paqësorit.

Qeveria e Filipineve njoftoi se ka njoftuar zyrtarisht SHBA për vendimin e mbylljes së akordit “Marrveshja e Forcave Vizituese” i nënshkruar në 1998 që i jepte status ligjor trupave amerikane në vendin e Azisë juglindore.

Manila u ankua se marrëveshja, një nga themelet e aleancës ushtarake mes dy vendeve, është e njëanshme dhe e padrejtë.

“Duke parë që rreth 300 aktivitete të përbashkëta ushtarake kryhen në vit, anulimi i marrëveshjes do të dëmtojë partneritetin në Azinë juglindore”, shtoi Alexander Neill.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel