Burri po martohej fshehurazi, gruaja e parë shfaqet në dasmë dhe ja ç’ndodh

17/02/2020 19:24

Një burrë në Pakistan është kritikuar, sharë dhe dhunuar nga të pranishmit në dasmë, në çastin kur gruaja e tij e parë u paraqit në ceremoninë e tij të dytë martesore më një tjetër grua dhe tha se ai është burri i saj dhe se bashkë kanë një fëmijë, duke treguar fëmijën që mbante shtrënguar në duar.

Asif Rafiq Siddiqi, rreth të 30-ave, u shty dhe u godit nga të pranishmit në ceremoni. Në fotografitë e publikuara shihet se si këmisha e tij u shqye si pasojë e agresivitetit të turmës dhe pantallonat iu bënë copë e çikë gjithashtu.

Poligamia është e ligjshme në Pakistan. Si rrjedhojë një burrë mund të ketë deri në katër gra, por fillimisht ai duhet të marrë pëlqimin e secilës në rast të një martese të re. Por mesa duket Asif nuk e ka plotësuar këtë kusht dhe nuk i ka treguar gruas së tij të re, në lidhje me martesën e mëparshme. Megjithatë për të shmangur çdo skandal, të afërmit e nuses që po martohej, e kanë marrë në një dhomë veçmas gruan që pretendonte që burri i saj ishte dhe dhëndri i kësaj ceremonie. Ata e kanë pyetur me qetësi “Si qëndron problemi motër?”. Më pas gruaja e mëparshme e Asif e identifikuar si Madiha Siddiqi, u shpreh e revoltuar dhe e shqetësuar njëkohësisht.

“ Ai është burri im dhe babai i këtij fëmije. Më tha se po shkonte për punë në Hyderabad për tre ditë, shtoi Madiha para se të ballafaqohej me nusen e porsamartuar.  “A nuk e dinit se ai është burri im? Ai nuk mendoi as për këtë fëmijë të pafajshëm”.

Ndërkaq ajo u shpreh se ata ishin martuar në vitin 2016, pasi u njohën në Universitetin Federrale të Urdhë në Karaçi. Më tej ajo zbuloi se Asif është martuar dhe me një grua tjetër në mënyrë të fshehtë sikundër dhe në këtë rast. Fillimisht thotë ajo ai e mohoi këtë martesë, por më pas pranoi gjithçka.

Pas këtyre deklaratave ai është dhunuar brutalisht nga të afërmit e nuses të porsamartuar, duke përfunduar me lëndime të mëdha në fytyrë, shkruan BBC. Ai mundi të shpëtonte nga dhuna e ushtruar prej tyre vetëm pas ndërhyrjes së autoriteteve policore, të cilët e morën dhëndrin dhe e dërguan për në rajon për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel