Shkenca insiston: Koronavirusi vrasës nuk është fabrikuar në laborator

15/02/2020 15:05

Shkencëtarët kanë vijuar sot të insistojnë se koronavirusi vrasës që ka shkaktuar emergjencë globale shëndetësore nuk është prodhuar e çliruar nga një laborator

Që prej nisjes së epidemisë teori të shumta konspiracioni kanë pretenduar se virusi që ka vrarë deri tani 1,400 njerëz është krijuar si një armë biologjike dhe është çliruar aksidentalisht nga laboratori.

teoritë janë mbështetur me lajme të pakonfirmuara se Kina ka një laborator sekret ne Vuhan, ku ishte dhe epiqendra e epidemisë.

Por pas detajimit të strukturës së virusit ata thonë se nuk ka asgjë që të sugjerojë se është modifikuar nga njerëzit apo makineritë.

Mutacionet e tij duhet janë një evoluim natyral dhe jo ndryshime të papritura, sipas Dr Trevor Bedford i qendrës mjekësore të kancerit në Seattle, Washington.
Koronavirusi i quajtur dhe Covid-19 apo SARS-2, tashmë ka infektuar 64,000 nejrëz dhde vrarë 1,383.
Dr Bedford tha në takimin shkencor në Seattle: Nuk ka asnjë provë të inxhinierimit gjenetik. Provat tregojnë se mutacionet e virusit përputhen plotësisht me evolucionin natyral”.
Viruset pësojnë mutacione me kalimin e kohës teksa hyjnë në kontakt me gjallesa të tjera nga të cilat duhet të mbrohen.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA