Prej kohësh martesa e modeles Angela Martini dhe miliarderit rumun Dragos Savulescu ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas thashethemeve se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Ai ka probleme me drejtësinë dhe për këtë arsye nuk ishin shfaqur bashkë, madje më 10 shkurt, mediat e shtetit rumun raportuan sërish për urdhër arrestin ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh. Bashkëshorti i Angela Martinit është në kërkim pasi akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.

Siç raportohet nga website-t rumune, bashkëshorti i Martinit ka mundur të sigurojë ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari, Ivonne Aline Buzescu-Movila. Së bashku me dikë tjetër, mbiemri i të cilit është Giurgiucanu, biznesmeni i ka marrë pronësitë falë ndihmës së një noteri. Më pas, këto toka u janë shitur të afërmve apo miqve me një çmim shumë të ulët.

Por, Shën Valentini nuk e ka mbajtur dot larg Dragosin nga bashkëshortja e tij Angela Martini. Kjo e fundit ka publikuar një video në “Instagram” ku shfaqen dy duart e tyre, në një skenë tepër romantike.

FOTO GALERI
6/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA