Patrulla SHBA kthehet mbrapsht në postbllokun sirian, oficeri: Jemi këtu për të sjellë paqen, njëlloj si rusët

15/02/2020 16:31

Një tjetër episod përplasjesh mes patrullave ushtarake të SHBA dhe ushtrisë e fshatarëve sirianë është publikuar në rrjet teksa incidenti në fshatin Khirbet Amo bëri që në vend të vinin përforcime si nga amerikanët ashtu dhe rusët.

Gjatë ndalimit një koktejl molotov u lëshua nga banorët ndaj blindave amerikane dhe forcat siriane hapën zjarr pa lënduar njerëz.

Më vonë avionë amerikanë F-16 shihen që fluturojnë ulët dhe qëlluan fishekzjarre paralajmëruese.

Gjithsesi patrulla amerikane u detyrua të kthehej mbrapa, edhe pse gjatë replikave me një oficer sirian, kreu i tyre tha: “Jemi këtu për të sjellë paqen, njësoj si rusët”. Komentet e tij nuk u morën seriozisht nga vendasit.

Top Channel