India anulon planet e ndërtimit të super-aeroplanmbajtëses së re

15/02/2020 15:33

Sipas raportimeve të fundit India ka pezulluar për momentin planet për ndërtimin e aeroplanmbajtëses së tretë që prej majit 2019.

Aeroplanmbajtësja INS Vishal, ishte një projekt më ambicioz e më i avancuar sesa mbajtësja e vetme në shërbim e vendit INS Vikramaditya, dhe ajo që pritet të hyjë në shërbim sivjet INS Vikrant.

Vikramaditya është ndërtuar nga sovjetikët në 1980 pro e rinovuar gjerësisht në Rusi dhe e ripajisur me avionë, MiG-29K. Ndërsa mbajtësja më e vogël Vikrant, është ndërtuar në Indi me asistencën ruse dhe është pesë vjet prapa me planin e ndërtimit e 600% sipër buxhetit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel