Jon dhe Alex, një çift homoseksual nga Rusia, ndajnë një moment intim në një apartament të vogël në Shën Petersburg.

Kjo pamje e fshehtë në jetën e tyre private u kap nga fotografi danez Mads Nissen dhe mori çmimin prestigjioz Photo Press World në 2015.

Por ndërsa njerëzit në të gjithë globin po admironin punën e Nissen, jeta për Jon dhe Alex ishte vetëm duke u bërë më e vështirë.

Anëtarët e komunitetit LGBT në Rusi thonë se stigma sociale dhe rreziku i sulmeve fizike janë rritur që kur vendi miratoi ligjin që ndalon ‘propagandën e homoseksualëve’ në 2013.

Dhe për Jon, tani që Aleks nuk është gjallë, fotografia është gjithashtu një simbol i një lufte të dhimbshme dhe në fund të fundit humbjeje.

Top Channel