Akuzohej për abuzim seksual më fëmijë, këngëtari vret veten

15/02/2020 09:43

Një këngëtar i muzikës Kantri, Daniel Lee Martin është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Dyshimet e para janë për një vetëvrasjeje të dukshme ndërsa ishte nën hetim për akuzat e abuzimit seksual me fëmijë në Florida dhe Tenesi.

54-vjeçari u gjet i vdekur të premten nga oficerët e policisë të cilët kishin shkuar për ta marrë në lidhje me akuzat që rëndonin ndaj tij.

Policët mbërritën në shtëpinë e Martinit në Qarkun Pasco, në Florida, rreth orës 03.20 pasi ata nuk arritën të kontaktonin me të. Martin kishte bërë më parë kërcënime dëmi ndaj vetes dhe të tjerëve, sipas një deklarate nga zyra e Pasco Sherifit.

Martin u arrestua në 27 janar me akuzën se i kishte ekspozuar vendet intime një vajze të re ndërsa të dy ishin ulur në një divan në shtëpinë e tij në New Port Richey më 1 nëntor 2019.

Fëmija gjithashtu pretendoi se Martin e përkëdhelte veten.

Raportohet se vajza kaloi disa netë në shtëpinë e Martinit. Ajo e raportoi incidentin tek nëna e saj e cila kontaktoi zyrën e Sherifit.

Martin u la i lirë tre orë pas arrestimit të tij me një kusht prej 15,000 dollarësh.

Këngëtari ishte akuzuar edhe më parë me akuza të ngjashme në Williamson County, Tenesi, në Shtator 2018. Atje ai u përball me tre akuza të shfrytëzimit seksual mbi një të mitur.

Ai ishte i martuar me Julie McQueen, por që u divorcua pak para aktakuzës së parë në gusht 2018.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel