Aksident i tmerrshëm, makina fluturon në ajër. Gruaja shpëton mrekullisht

15/02/2020 11:31

Një video e publikuar nga tabloidi britanik Dialy Mail, tregon momentin e tmerrshëm kur një grua ka kaluar mes përmes një rrethrrotullimi, ku si pasojë makina me të cilën po udhëtonte ka “fluturuar” disa metra në ajër.

Dyshohet se makina e tipit “BMW” e drejtuar nga gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara, madje thuhet se ajo ishte në gjendje të dehur kur po drejtonte mjetin.

Edhe pse përplasja ishte e “frikshme” raportohet se shoferja nuk është lënduar, por banorët e zonës janë shqetësuar jo pak si pasojë e përplasjes dhe zhurmës së shkaktuar dhe shikohen teksa dalin në rrugë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel