Cikloni në Queensland dhe zjarret në Victoria vënë në provë Australinë, rreth 15,000 shtëpi pa energji elektrike
Një studente është zhveshur dhe ka qëndruar me të brendshme gjatë kohës që po prezantonte temën e saj të diplomimit.
E gjitha kjo ndodhi si shenjë proteste ndaj komenteve të profesorit, i cili e ironizoi në lidhje me minifundin, që sipas tij ishte shumë i shkurtër.
Letitia Chai, e sapodiplomuar në Universitetin e Cornell në Ithaca të New York-ut, u filmua nga miqtë e saj dhe u transmetua live në “Facebook” gjatë momentit të zhveshjes. Letitia pretendon se këtë veprim e bëri “kundër besimeve shtypëse ndaj femrave dhe diskriminimit”.
Studentja u shpreh se profesori i kishte thënë se veshja e saj, eksitonte meshkujt.
“Nuk dija si të vazhdoja, prandaj u zhvesha për t’u përgjigjur”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
Top Channel