Takimi Trump-Xi Jinping në Uashington, presidenti kinez: Kina dhe SHBA udhëheqëse në fushën e IA, të kujdesemi që të përdoret për të mirën e njerëzimit 24/09 17:14
Policia italiane ka zbuluar një arsenal armësh në dy rezervuarë nëntokësorë uji, jo larg një plazhi publik në Katania të Sicilisë.
Aty janë gjetur pushkë, pistoleta, kallashnikovë dhe rreth 3 mijë njësi municionesh si dhe armatime të tjera, ka njoftua agjencia italiane Ansa.
Armët janë gjetur në rezervuar në një thellësi prej dy metrash, në një hapësirë që i përket një klubi në plazhin e Le Kapanin.
Autoritetet e sigurisë menjëherë kanë filluar hetimet kundër disa personave të panjohur, ndërkaq është bërë e ditur se në këtë ka gisht mafia siciliane Koza Nostras.
Top Channel