“Të përcëlluar për vdekje”/ Dy qentë harrohen brenda një çadre kampingu, temperatura shkoi mbi 34C

13/02/2020 13:05

Dy qen të llojit “pug” u përcëlluan për vdekje, pasi pronarët e tyre i lanë për tetë orë , në një tendë ku temperatura shkonte 34 gradë Celsius.

TJ Gregory dhe Sarah Henniker u është ndaluar mbajtja e kafshëve për pesë vite rresht, pasi pranuan se shkaktuan vuajtje të panevojshme për Millie dhe Tito.

Henniker u largua nga çadra në Parkun e Pushimeve Martello Bay në Jaywick, Essex, në korrik të vitit të kaluar në orën 9:00 dhe u kthye pas orës 17:00. Temperatura atë ditë kishte arritur në 34C, por për shkak se qentë ishin zhytur brenda tendës, temperatura brenda kishte arritur në një shkallë shumë më të lartë se jashtë.

Pasi e kuptuan se kafshët nuk jetonin më, dyshja i mbështolli ato me një qese me qëllim që t’i varroste më vonë. Por, ata u kundërshtuan nga stafi i sigurimit që lajmëruan autoritetet dhe i zhvendosën qentë në një zonë të sigurt. Gjykatësi i rrethit Timothy King tha:

“Ishte një mënyrë e tmerrshme që ata të humbisnin jetën.”

 

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA