Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pas votimit të kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit, ka dal në një konferencë për media ku ka thënë se kanë vendosur ta prishin koalicionin me LDK-në në këtë komunë.

Kjo pasi LDK nuk ka marrë pjesë në votimin e kryesuesit.

“Arsyeja pse kemi qenë në koalicion me LDK-në ka qenë Asambleja Komunale. LDK nuk e votoi kandidatin e përbashkët dhe kështu pozita e humbi kryetarin e asamblesë dhe në këtë mënyrë s’ka kuptim koalicioni dhe do të vazhdojmë të vetëm”, ka thënë ndër të tjera Haskuka në një konferencë për media

Top Channel