Ish-partia e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi duket se nuk e ka marrë pozitivisht heqjen e fotografisë së tij nga zyra e kryeparlamentarjes së re Vjosa Osmani, teksa gjatë seancës së sotme plenare e Kuvendit të Kosovës, deputeti i PDK, Mërgim Lushtaku, ka vendosur një fotografi të madhe të presidentit Thaçi, pas shpinës së kryetares së Kuvendit
Ndërkohë seanca u shoqërua me përplasje mes kryeparlamentares Osmani dhe Grupit Parlamentar të PDK. Kur po fliste shefi i Grupit Parlamentar, Bedri Hamza, atij i përfunduan minutat e iu ndal fjala për çka reagoi. Osmani më kërkoi Hamzait të mos bërtasë, por kreu i deputetëve të PDK pastaj vazhdoi fjalën e tij duke e fajësuar Osmanin për zhvillimet.
“S’keni nevojë me bërtitë z. Hamza” , i tha kryeparlamentarja Hamzës i cili po kërkonte t’i lejohej ta vazhdojë fjalën.
“Kësaj radhe po ju lejojmë (ta vazhdojë fjalën). Herëve tjera merrni mbledhje të kryesisë dhe lexoni pak më mirë e i kuptoni ato që janë diskutuar”, i ka thënë pastaj Osmani.
Top Channel