Paris, policia ndjek të armatosurin në aeroportin Charles de Gaulle

13/02/2020 17:18

Udhëtarët pranë aeroportit Charles de Gaulle Airport në Paris raportonin në rrjetet sociale se policia dhe ushtarët po patrullonin me armë dhe jelekë anti-plumb në kërkim të një njeriu të armatosur në tunelin e trenave.

Ruth Reichstein, zëdhënese e grupit parlamentar të të Gjelbër/EFA në PE komentoi për të paralajmëruar njerëzit për incidentin: “Jemi të bllokuar në aeroportin Charles de Gaulle në Paris. Askush nuk lejohet të hapë dyert.

Ka një individ të armatosur në tunelet e trenave. Sapo isha duke u kthyer nga Strasbourg”, shkruan ajo, duke iu referuar selisë së Parlamentit Evropian.

Një tjetër pasagjer tha se treni është ndaluar prej 15 minutash dhe policia po ndjek një burrë brenda tunelit hekurudhor.

Një tjetër dëshmitar komentonte: “Erdha me tren në aeroportin Charles de Gaulle…një person u hodh në binarë dhe policia po e ndjek”.
Më tej komentuesit tregonin për fundin e gjendjes emergjente: “Dyert u hapën dhe pasagjerët po dalin jashtë. Rreziku duket se ka kaluar”.

Top Channel