“Ndenja me të, i këndova dhe i putha trupin”/ Nëna që mezi priti të sillte në jetë vajzën e saj të vdekur

13/02/2020 11:49

Gjatë 20 orëve në sallën e lindjes, Charlie Vass mezi priste të shihte vajzën e saj, ndonëse e dinte se tashme ajo ishte e pajetë.

Amelia, e cila ishte kaq e vogël sa mund të mbështillej lehtësisht me pëllëmbën e së ëmës, ndërroi jetë që 20-javëshe, ndonëse ndodhej ende në barkun e të ëmës.

Doktorët mundën të plasnin ujërat e Charlie-s dhe pas thuajse një ditë të tërë dhimbjesh dhe tentativash, gruaja mundi të lindte. Për gati 14 orë, Charlie dhe partneri James ndenjën me vajzën e tyre,i kënduan dhe i përkëdhelën fytyrën e vockël.

“Ishte perfekte,” tha ajo.

Më tej Charlie zbuloi se Amelia kish’ qenë një surprizë shumë e këndshme. Gruaja mësoi se ishte shtatzënë më 1 prill të vitit të shkuar dhe kur i tregoi të shoqit ai mendoi se mund të ishte një shaka, asgjë më shumë. por jo. Nisur nga fakti që Charlie vuan nga një sëmundje e tiroides, që i shkakton vazhdimisht përzierje, shenjat e para të shtatzënisë nuk i dalloi, derisa bëri një test. Pas vizitave të shumta dukej se gjithçka po shkonte normalisht.

“Por më 18 qershor në skanimin tim 19-javor na u tha diçka nuk ishte në rregull. Teksa mamia ime doli nga dhoma, u thirr një konsulent dhe imazhet u ekzaminuan më nga afër. Kur dëgjuam që kishim një vajzë – ashtu si donin djemtë – mësuam gjithashtu që ajo po vuante nga Sindroma Edvard. Foshnjat që vuajnë nga Sindroma Edvard shpesh lindin të vegjël dhe vuajnë nga defektet në zemër. U shkatërrova totalisht kur mjeku më tha se nëse vajza lindte gjallë do jetonte vetëm 5 minuta.”

Pak ditë më von1%, gruaja mori një lajm edhe më të tmerrshëm; zemra e së bijës nuk rrihte më.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA