Foto të pabesueshme! Gati për sulm, luftëtaret antiISIS kafshojnë lepuj dhe gjarpërinj të gjallë

13/02/2020 12:20

Pamje të rralla shfaqin luftëtarë femra antiISIS, mëse të guximshme, teksa kafshojnë gjarpërinj dhe lepuj, në çastet e mbarimit të shkollës luftarake.

Oficeret e Peshmerga-s (forcat ushtarake kurde) u diplomuan sot pranë qytetit irakian-kurd të Soran, 60 milje në verilindje të kryeqytetit të Kurdëve, Erbil.

Gjatë ceremonisë, si për të treguar se tashmë janë gati dhe pa kurrfarë frike, vajzat ngulën dhëmbët te gjarpërinjtë dhe lepujt e gjallë.

Pesmergara-ët u shndërruan në një faktor kryesor  në luftën tokësore kundër ISIS-it në gusht 2014 kur trupat sunite-ekstremiste sulmuan rajonin e tyre.

Forcat Peshmerga janë të njohura për përdorimin e grave luftëtare në vijën e parë të fronit, si një nga arritjet e tyre më të mëdha. Thuhet se ISIS ishte tmerruar nga forcat në fjalë, duke menduar se të vritesh nga një grua nënkupton të humbasësh një vend në parajsë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel