Sikur të mos mjaftonte koronavirusi, mjekët e paaftë rrëzojnë pacienten nga barrela në Rumani (video)

12/02/2020 19:49

Mes situatës alarmante të koronavirusit, disa episode qesharake shënohen në rrjet prej panikut ose paaftësisë, siç ishte rasti i një pacienteje të dyshuar me koronavirus në Rumani të cilën e rrëzojnë përtokë nga barrela disa mjekë me veshje speciale.

Mësuesja 32-vjeçare ishte duke u transferuar në një ambulancë pas kishte qenë në karantinë kur u kthye nga Kina me simptoma gripi.

Pamjet tregojnë sesi një nga mbajtësit humbet ekuilibrin dhe e përplas mësuesen përtokë, ndërsa me tentativën e dytë e fusin atë në ambulance.

Zyrtarët e turpëruar insistonin më vonë se gruas së paemëruar nuk i ishin shkaktuar lëndime.

Ajo ishte kthyer në Romani pasi punonte si mësuese anglishteje në jug të Kinës, por rezultoi negative për sëmundjen e rëndë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA