Largimi i jo-perëndimorëve nga tregu i armatimeve; SHBA kërcënon me sanksione klientët e sistemeve së Kinës

12/02/2020 15:20

Sekretari amerikan i shtetit për çështjet ushtarake R. Clarke Cooper njoftoi dje sipas ligjit amerikan të Përballjes së Kundërshtarëve me anë të Sanksioneve, vendi do të godasë klinetët e armatimeve kineze.

Ligji është nënshkruar nga presidenti Donald Trump në gusht 2017, dhe një nga nenet e tij më të famshme është sanksionimi i klientëve të armatimeve moderne ruse si Korea e Veriut dhe Irani.

Zhvillimi erdhi pas blerjes së sistemit raketor rus S-400 Triumf nga Turqia, e cila e zgjodhi atë duke hequr dorë nga sistemi homolog amerikan Patriot dhe ai kinez HQ-9B.

Prej atëhere ligi është përdorur për të kërcënuar një rang të gjerë klientësh të armatimeve ruse si Indonezia, India, Iraku, Egjipti e Kina.

Ndërkohë mbetet e paqartë nëse ligji do të përfshijë dhe Kinën si kundërshtar të SHBA apo do të krijohen ligje të veçanta për të goditur eksportimet kineze të mbrojtjes.

Sido që të shkojë sanksionet do të përfshijnë të gjithë eksportuesit jo-perëndimorë të armatimeve me përjkashtim të Koresë së Jugut e izraelit, duke reduktuar këtë treg për Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut, por do të dëmtojë dhe partnerë të SHBA si Pakistani, Tailanda, Bangladeshi e Emiratet e Bashkuara Arabe që janë kthyer në klinetë të rregullt të sistemeve kineze të armatimit.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA