Prej disa muajsh, një seri pa fund alarmesh të rreme për bomba ka detyruar mbylljen dhe evakuimin e gjykatave në Moskë, shkollave, qendrave tregtare, ndërsa autoritetet duket se nuk munden të bëjnë asgjë.
Që nga 28 nëntori, zyrtarët thonë se më shumë se 1.6 milionë njerëz të evakuuar nga nga ndërtesat në Moskë.
“Kam pritur për më shumë se një orë jashtë, sepse i evakuuan të gjithë. Duhej të kthehesha patjetër në zyrë, por nuk munda për shkak të evakuimit.
Evakuime kemi patur për rreth një muaj e gjysmë, nga fundi i vitit të kaluar, në dhjetor…ndonjëherë është e vështirë të numërosh por ka patur disa evakuime në javë, ndonjëherë edhe disa herë në ditë”, shprehet qytetarët.
Kjo po shkakton probleme veçanërisht në shkolla ku nxënësit duhet të ndërpresin papritur mësimin, të nxitojnë, të vishen dhe të dalin në rrugë. Përballë një situate të tillë, shteti nuk po mundet të bëjë asgjë. Ekspertët thonë se kjo që po ndodh në rusi nuk është e pazakontë edhe në vende të tjera, por përmasat që fenomeni ka marrë në vend, janë shumë herë më të mëdha.
Top Channel