16/11 08:15
Ushtria siriane konfirmoi sot rrëzimin e një helikopteri në rajonin verilindor të Idlib, në një kohë tensionesh të rënda me forcat turke që po veprojnë në veri të vendit.
Sipas raportimeve të mediave turke helikopteri me është rrëzuar nga grupe rebele të mbështetura nga Turqia.
Në pamjet dramatike të shpërndara në rrjetet ruse duket mjeti ajror në flakë, ende duke tentuar të qëndrojë në ajër teksa bie me hundë drejt tokës.
Sipas raportimeve sulmi u krye nga një grup aleat i frontit Al-Nusra. Nuk ka ende informacione për numrin e viktimave.
Top Channel