Presidenti Xi Jinping shfaqet në publik pas epidemisë, Kina rikthehet në punë

10/02/2020 19:27

Presidenti kinez Xi Jinping bëri sot paraqitjen e parë publike në disa javë, teksa një pjesë e njerëzve ajnë rikthyer në vendet e punës pas pushimeve të Vitit të Ri Hënor, të cilat u zgjatën me vendim të autoriteteve prek epidemisë së koronavirusit vrasës.

Xi, i cili nuk ishte dukur në publik me përkeqësimin e krizës, vizitoi një zonë të rajonit Chaoyang në Pekin, ku u detyrua të maste temperaturën dhe të përshëndeste punonjësit dhe rezidentët, sipas videove të transmetuara në rrjetin shtetëror.

Ndërkohë një grup ekspertësh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë arritën në Kinë për të ndihmuar me koordinimin e kundërpërgjigjes ndaj virusit që ka infektuar më shumë se 40,000 njerëz dhe ka vrarë të paktën 908.

Drejtori i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se rastet më të fundit të pacientëve me koronavirus që nuk kishin vizituar Kinën mund të ishin “vetëm maja e ajsbergut”.

“Ka pasur disa zhvillime shqetësuese të kalimit të virusit 2019nCoV te njerëz që nuk kanë udhëtuar në Kinë,” tha Ghebreyesus duke përdorur emrin shkencor të koronavirusit. “Zbulimi i këtij numri të vogël mund të sinjalizojë se ato janë vetëm maja e ajsbergut”.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA