Kriza mes fqinjëve/ Analistët nxisin SHBA të zhvendosë bazat nga Turqia në Greqi

10/02/2020 15:23

Një agjenci analistësh politikë me influencë ka propozuar së fundmi që SHBA të forcojë marrëdhëniet e saj me Greqinë e madje të zhvendosë bazat e saj ushtarake nga Turqia që po tregohet e paqëndrueshme në politikën e saj, drejt Greqisë

Instituti Hebre i Sigurisë Kombëtar e të SHBA ka sugjeruar në raportin e tij të fundit se tashmë Greqia është një aleat i rëndësishëm gjeopolitik amerikan në qendër të çështjeve të sigurisë së Mesdheut Lindor, në një kohë që Turqia nën udhëheqjen e Erdogan po transformohet “nga një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i NATO-s në një autokraci pro-ruse gjithnjë e më shumë jo-miqësore për Perëndimin .”

Raporti shton se ambicjet në rritje të Ankarasë synojnë influencë në rritje rajonale e ndoshta dominim në kurriz të Greqisë, Izraelit, Qipros, Egjiptit e partnerëve të tjerë të SHBA.

“Athina duket se do të mbushë boshllëkun e lënë nga distancimi gradual i Turqisë prej Amerikës e Perëndimit. Greqia aspiron të zërë vendin e Ankarasë si një bastion juglindor i aleancës perëndimore, duke u bërë një qendër diplomatike e ekonomike që ligj Evropën dhe lojtarë të tjerë rajonalë siç është Izraeli, Qipro e Egjipti”, thuhet në raport.

Instituti deklaron si objektiv të tij edukimin e vendimmarrësve në sektorin e mbrojtjes së SHBA me interesat strategjike të vendit dhe thekson se Greqia ka nevojë për mbrojtje e bashkëpunim më të thellë me SHBA për t’u kthyer në një platformë të projektimit të fuqisë amerikane në Mesdheun lindor”.”
Edhe Franca e Italia po dërgojnë sinjale mbështetjeje pas sipërmarrjeve turke në sektorin e kërkimeve detare të energjisë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA