Milan vuan disfatën, Inter përmbysje 4-2 në ‘San Siro’

09/02/2020 22:57

Kur Milan shkoi në avantazh të dy golave në fundin e pjesës së parë në stadiumin San Siro, as shikuesit në shkallët e impiantit dhe miliona të tjerë në mbarë globin nuk e menduan se derbi i Madoninës do të ofronte një përmbysje emocionuese.

Por “kquezinjtë” shpërdoruan gjithçka kishin ndërtuar në 45 minuta, duke u dorëzuar në derbin e qytetit ndaj Interit që tani merr kryesimin e serisë A me pikë të njëjta me Juven por golaverazh më të mirë.

Milan kishte epërsinë dhe e kërkoi me ngulm golin që në minutat e para por u desh një spond i Ibrahimoviç për të nxjerrë Rebiç në pozicion të volitshëm në prishjen e ekuilibrave. Skuadra kuqezi përfitoi nga grinta e sulmuesit suedez që dyfishoi pa shkuar skuadrat në pushim.

Në fraksionin e dytë Inter hyri me një marsh më shumë dhe shpejt arriti të ketë impakt në lojë. Brozoviç dhe Vesino arritën të barazojnë me dy gola që shtangën prapavijën e Milan, në vetëm dy minuta distancë nga njëri tjetri. Por përmbysja e pamendueshme erdhi nga holandezi De vraj në zhvillimet e një goditjeje këndi. Bilanci mund të kishte qenë më i mirë për Interin në aspektin e golave nëse perla e Eriksen nga një goditje dënimi nuk do të ndalej nga tranversa. Në skajin tjetër, shtylla drithëroi tifozët në finale kur Ibrahimovic goditi shtyllën. Por derbi rezervoi dhe qershinë mbi tortë për tifozët zikaltër kur belgu Lukaku mbylli sfidën me golin e katërt për Inter.

Zikaltërit shkojnë tani në 54 pikë, baraz me Juventusin dhe 1 pikë më shumë se Lacio në një renditje të ngjeshur në krye si asnjëherë në vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA