Apple është gjobitur së fundmi 25 milion euro për ngadalësim të qëllimshëm të procesorëve të modeleve të vjetra të saj iPhone pa e bërë të qartë këtë për klientët.

Gjoba masive është vendosur nga autoriteti francez i mbikëqyrjes DGÇRF, duke thënë se klientët nuk ishin paralajmëruar për kompromentimin e celularëve të tyre me anë të përdirtësimeve rutinë të programeve.

Në 2017, Apple ka pranuar se ka ngadalësuar celularët e modeleve më të vjetra, por tha se këtë e bënte “për të zgjatur jetën e tyre” dhe jo siç pretendonin kritikët, pra për të nxitur njerëzit të blinin sa më shumë modele të reja.

Kompania Apple tha në një deklaratë se e kishte zgjidhur çështjen me autoritetin francez.
Shumë klientë dyshonin prej kohësh për këtë hile të Apple me bateritë e iPhone-ve të vjetër, por kompania tha në 2017 se nuk po e bënte këtë për të nxitur shitjet e modeleve të reja.
Autoriteti francez tha se zotëruesit e iPhone “nuk ishin informuar se me instalimit e përditësimit të programit iOS (10.2.1 and 11.2) celularët e tyre ngadalësoheshin pasi bateria e tyre nuk ishte më e aftë të plotësonte në maksimum kërkesën e procesorëve për energji”. si rezultat celularët fikeshin vetë për të mbrojtur komponentët e tyre.
Deklarata shtonte se Apple ka pranuar të paguajë gjobën.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA