Diaspora/ Më mungon deti, dhe klima e Ulqinit. Të ardhmen e fëmijëve e shikoj të sigurtë në Gjermani

08/02/2020 20:00

Hana Cakuli një këngëtare e njohur në trevat shqipfolëse prej 6 vitesh ka vendosur të jetojë në Gjermani bashkë me familjen e saj. Rryma muzikore ku identifikohet më shumë është ajo pop- rok.

Një vajzë modeste, që fama nuk e ka ndryshuar aspak dhe e cila gëzon një mirënjohje të madhe në rrethin e artistëve në Kosovë, Shqipëri dhe Malin e Zi. E shkëputur prej një kohe të gjatë nga skenat muzikore, Hana është bërë nënë e dy binjakeve, si dhe vazhdon profesionin e saj, dhe gjithashtu merret dhe me muzikë në Mynih.

Hana Cakuli, për shumë vite ka punuar dhe jetuar në Kosovë. Ndërsa në Ulqin në qytetin e saj të lindjes është marrë me prezantime të emisioneve në radio. Për publikun shqiptar ajo është bërë e njohur falë pjesëmarrjes së saj në Top Fest. Në intervistën e dhënë për emisionin “Diaspora” Hana ka rrëfyer rrugëtimin e saj dhe jetën e saj në Gjermani.

Autore e Diaspora: Ledja Liku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA