Panucci harron paratë: Duka, deklarata të shëmtuara

07/02/2020 19:19

Asnjë fjalë për kërkesën avokateve mbi shpërblimin që pretendon nga Shqipëria, por fjalë pozitive, edhe pse eksperienca me kuqezinjtë nuk u mbyll me një fund të lumtur. Kristian Panucci iu rikthye diskutimit për pjesën kur drejtonte përfaqësuesen tonë të futbollit, në një intervistë për mediat italiane.

“Kur mbërrita, skuadra ishte e katërta në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2018, në fund përfunduam të tretet. Shqipëria është një vend shumë i ndërlikuar. Nëse pas vitit 2016 kishte një stol të vështirë në Evropë ishte ai i Shqipërisë: Vinte nga evropiani i luajtur për herë të parë, dhe duke pranuar të stërvitje kete ekip, ishte një gjysmë vetëvrasje. Në kualifikueset evropiane ishim në vazon e katërt, e duke përfunduar te tretet do të thoshte të kishim bërë një mrekulli. Por isha i lumtur: ishte një përvojë fantastike, kam pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me djemtë. Presidenti i Federatës Shqiptare ka bërë deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha atje ai ishte president dhe nuk bëri asgjë. Ai më lejo të punoj”. tha Panucci.

Panucci aktualisht pa punë, është lakuar në të kaluarën për stolin e Romës, para se verdh e kuqtë të zgjidhnin Paulo Fonseken.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA