Studiuesit kinezë: Pangolinët kanë ndihmuar kalimin e koronavirusit nga lakuriqët te njeriut

07/02/2020 15:50

Shkencëtarët kinezë kanë raportuar së fundmi se kafsha e çmuar për luspat e saj pangolini, mund të jetë një nga hallkat e zinxhirit që ka sjellë përhapjen e koronavirusit vrasës nga lakuriqët e natës te njeriu.

Tashmë 31,000 njerëz janë infektuar dhe 630 janë vrarë nga virusi, i cili është përhapur në një total prej 24 vendesh.

Studiuesit e Universitetit Bujqësor të Kinës kanë identifikuar gjitarin e vogël tokësor si një “pritës të mundshëm ndërmjetësues” të virusit, por në një reagim nag Britania akademikët thanë se ky ishte vetëm një hetim paraprak dhe jo-konkluziv.

Virusi i ri i lindur nga një treg kafshësh të gjalla në Vuhan besohet se e ka origjinën te lakuriqët e natës, por studiuesit besojnë se do të ketë pasur bartës të tjerë të ndërmjetëm deri në kalimin te njeriu.

Pas testimit të më shumë se 1,000 mostrave nga kafshët e egra studiuesit kinezë thanë se genomi i koronavirusit të pangolinëve ishte 99 për qind identik identik me atë të pacientëve njerëzorë, tha agjencia shtetërore kineze Xinhua.

Profesori britanik i veterinarisë James Wood, shprehu skepticizëm: “Prova për përfshirjen e mundshme të pangolinëve ende nuk është publikuar, përveçse me një njoftim për shtyp të universitetit. kjo nuk është provë shkencore dhe rezultatet dueht të publikohen për analizë ndërkombëtare dhe konsideratë të gjerë”.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel