Politano: I lumtur te Napoli, dua Europianin me Italinë

06/02/2020 19:32

Pas disa muajsh në hije te Interi, pasi nuk përshtatej me skemat e trajnerit Antonio Conte, Mateo Politano iu bashkua Napolit në muajin janar dhe debutoi menjëherë në sfidën që të kaltrit fituan me rezultat të thellë ndaj Sampdorias.

Sulmuesi italian është shfaqur mjaft i lumtur për faktin që iu bashkua napolitanëve, ndërsa foli edhe për punën me trajnerin Gattuso dhe objektivat personalë për këtë sezon.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova Napolit. Mendoj se skema 4-3-3 është ajo që më përshtatet më shumë, ndaj dua që të ndihmoj skuadrën dhe të arrij një vend në Kampionatin Europian. Me Gattuson punojmë shumë me topin dhe kjo më pëlqen shumë, ndërsa me Conten përqendroheshim shumë te aspekti fizik”, u shpreh sulmuesi.

Mateo Politano qëndroi një sezon e gjysmë te Interi, ndërsa tani është transferuar te Napoli me formulën e huazimit me detyrim blerjeje për shifrën totale të 22 milionë eurove, aq sa paguan zikaltrit për ta marrë nga Sassuolo.

Top Channel