Nis të marrë formë stadiumi i ri i Kukësit, një investim shumë i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukurës në vend, i qeverisë i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Është pikërisht institucioni më i lartë i futbollit në vend që ka postuar në faqen e saj një klip të shkurtër nga ecuria e punimeve, ku duken makineritë e rënda në qendër të fushës, ndërsa strukturat e tribunave të ngritura. Punimet mendohet se do të përfundojnë para se të nisë sezoni i ri futbollistik. Inrastrukturës së futbollit në vend do t’i shtohet një ambient modern, që sigurisht do të rritë cilësinë, interesin e tifozëve e sigurisht edhe të ardhurat e klubit verilindor.

Top Channel