Flamurtari merr “ok” nga Fifa/ Paguhen 80 mijë euro detyrime për të kaluar emergjencën e merkatos

06/02/2020 19:58

Flamurtari përkohësisht zgjidh çështjen e borxheve që e lan të ngrirë në merkaton e dimrit. 80.000 euro janë paguar prej ditësh tashmë, por FIFA me sa duket nuk është mjaftuar me gjetjen e parave.

Mungesa e lidhjes së firmave që kanë bërë transfertat me Flamurtarin kanë qenë ngërci kryesorë, ndërkohë që nga nesër FIFA pritet të japë dritën jeshile që Flamrutari të regjistrojë lojtarët e rinj të cilët vijnë me statusin e lojtarit të lirë, pa klub. Ndërkohë detyrimet e paguara ishin më emergjentet, pasi tek Flamurtari nuk janë paguar as lojtarët e trajneri i një sezoni më parë, për këtë Idrizi ka një batutë.

Por realiteti i ngrin buzëqeshjen çdo vlonjati, edhe pse mungon zyrtarizimi, Flamurtari është një nga tre skuadrat që do të humbasë Superligën në sezonin e ardhshëm.

Në fund Idrizi tregon arsyen e mungesës në mbledhjen e Ligës.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa.

Top Channel