Coronavirusi/ Rrezikohet gara e Kinës, virusi mund shtyjë çmimin e madh

06/02/2020 20:57

Pasiguria vazhdon të rrethojë Çmimin e Madh të Kinës në Botërorin e Formula 1 të këtij viti. Coronavirusi që ka shpërthyer në vendin aziatik po mban në ankth organizatorët e kësaj gare dhe vetë drejtuesit e Formula 1 që ende nuk kanë marrë një vendim në lidhje me të dhe që mund ta shtyjnë për në fund të sezonit.

Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë Drejtori i Menaxhimit dhe ai Teknik i Formula 1, Ross Brawn në një intervistë për portalin motorsport.com

Nëse gara e Kinës nuk do të zhvillohet në datën e parashikuar në kalendar, do të merret në konsideratë mbajtja e saj në fund të vitit-tha Ross Brawn-jemi në pritje të vendimit përfundimtar që do të marrin promovuesit dhe autoritetet kineze pas anulimit të eventeve të tjera sportive në muajin mars. mendoj se nëse gara nuk do të zhvillohet në Kinë, atëherë ajo do të shtyhet

Brawn shtoi se Formula 1 ka realisht nevojë që të merret një vendim në javët e ardhshme përpara se skuadrat të udhëtojnë drejt Kinës për të nisur përgatitjet për garën. ‘Ka dy skadenca logjistike-vijoi Brawn- dhe njëra ka të bëjë me transportin nëpërmjet detit, kjo është një fazë kritike. pas 2-3 javës do të mësojmë më shumë për situatën

Top Channel