“Plas” te Barcelona/ Messi i kundërvihet Eric Abidal

05/02/2020 14:23

Te Barcelona shpërthen kaosi shkak u bë një intervistë e Drejtorit Sportiv Eric Abidal për të përditshmen spanjolle ‘Sport’ i cili shpjegoi se si drejtuesit e Barcelonës morën vendimin për të shkarkuar Ernesto Valverden, ndërkohë që shtoi se pas El Clasico në skuadër kishte probleme të brendshme.

“Shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur, as nuk punonin shumë dhe në të njëjtën kohë kishte probleme komunikimi në brendësi të skuadrës. Raporter trajner-lojtarë kanë qenë të mira, por unë si ish futbollist kuptova që dicka nuk po shkonte. I komunikova klubit atë që mendoja dhe na u desh të merrnim një vendim”, thotë Abidal.

Kjo frazë e Abidal nuk i pëlqeu aspak kapitenit të skuadrës, lionel messi i cili reagoi ashpër kundër tij nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram Story

‘Sinqerisht nuk më pëlqen të bëj gjëra të tilla, por çdokush duhet të mbajë përgjegjësitë për rolin që ka dhe të marrë përsipër vendimet e tij. Ne futbollistët jemi të parët që pranojmë se nuk kemi qenë mirë në fushën e lojës.

Por edhe drejtuesit sportivë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre sidomos për vendimet që marrim. Dhe në fund, kur flitet për futbollistë është mirë që të përmenden emra sepse përndryshe njollosen të gjithë me gjëra që nuk janë të vërteta’.

Kjo situatë e tensionuar bëri që presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu të kthehet më shpejt nga një vizitë në Belgjikë dhe të vendos për një takim me drejtuesit e tjerë për të mos lejuar që kriza në klub të thellohet.

Top Channel