Pas një kohe me temperatura pranverore, Kosova në mbrëmjen e sotme është përfshirë nga reshjet e borës.

Reshjet e borës kanë filluar pas një stuhie me erëra të forta dhe me shi, duke lënë më shumë se 100-mijë banorë pa energji elektrike në disa komuna të Kosovës. KEDS ka njoftuar se të gjitha ekipet janë në terren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike.

Kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se të gjitha ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren, për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve. Ai po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në trafik, kurse qytetarëve u ka bërë thirrje që për raste emergjente të kontaktohet numri 080012233.

Edhe Komuna e Ferizajt ka njoftuar se pas reshjeve të bores të gjitha rrugët e Ferizajt janë të kalueshme, në zonat urbane dhe rurale, pasi ekipet për mirëmbajtjen e tyre janë në terren.

Kurse zyrtarët policorë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik, për të evituar aksidentet e mundshme, raporton KosovaPress.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA