Koronavirusi, ja një tjetër rrugë e transmetimit të tij

04/02/2020 12:21

“Koronavirusi mund të transmetohet nga një person në tjetrin nëpërmjet sistemit tretës”, kështu raporton agjencia kineze Xinhua.

Ekspertët e spitalit Renminbi nga Wuhani kanë publikuar zbulimin në fjalë, pas studimit të mostrave të jashtëqitjeve të pacientëve.

Shumica e pacientëve të infektuar me koronavirus kanë vuajtur vetëm nga dy diarre, jo nga simptomat klasike si për shembull temperatura. Diarreja përbën rrugën fekalo-orale të transmetimit të virusit veçanërisht kur nuk ekziston infrastruktura përkatëse sanitare dhe higjiena vetjake.

Të dielën, autoritetet kineze bënë me dijeni se në karantinë është futur edhe qyteti me nëntë milionë banorë, Wenzhou, i pari jashtë Krahinës Hubei në të cilën ka filluar epidemia. Në çdo të dytën ditë nga shtëpia guxon të dalë vetëm një anëtar i familjes për t’u furnizuar me gjërat e nevojshme.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA