Protestat në Europë/ 1,000 arrestime dhe të plagosur në Francë, incidente në Tiranë, plaçkitje në Spanjë, protestuesit sulmuan Koloseun
Vetëm pak orë para sulmit terrorist në Londër, autori i kasaphanës Sudesh Amman telefonoi mamanë që t’i sillte pjatën e tij të preferuar “biryani”.
Haleema Khan, 41 vjeç, tha për “Sky News” se beson se 20 vjeçari u radikalizua në burg në dhjetor të 2018, ndërkohë që publikoi dhe foto nga fëmijëria e djalit të saj “të sjellshëm”.
Ajo u shpreh se kur komunikoi dje me Sudesh në telefon para sulmit me thikë, ai dukej “normal”.
Por teksa luftonte lotët, tha se e kuptoi që e kishin qëlluar për vdekje kur pa videot në tokë, me policinë e armatosur. Haleema gjithashtu shtoi se kishte një parandjenjë” se djali i saj ishte përgjegjës për sulmin kur mori vesh vendin e ngjarjes, në jug të Londrës, ku Amman po qëndronte.
Top Channel