Conte, i kënaqur me Eriksen, ka edhe disa këshilla për të

03/02/2020 10:24

Antonio Conte insistoi se ishte i kënaqur me performancën e Christian Eriksen.

Eriksen debutoi me Interin në Serie A, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë ndaj Udineses të cilën djelmoshat e Contes e fituan me rezultat 2:0, shkruan KosovaPress.

Conte e zëvendësoi mesfushorin danez herët, në pjesën e dytë, megjithatë u shpreh se ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e tij.

“Unë mendoj se për dikë që mbërriti pesë ditë më parë këtu, starti është mjaft i mbarë.Nuk duhet të harrojmë se duhej të nxitonim me aktivizimin e Eriksen, ngaqë na mungonin disa mesfushorë. Ai ka pasur një ndikim pozitiv në të dyja ndeshjet që ka luajtur. Natyrisht, duhet të adaptohet me stilin tonë të futbollit dhe të gjejë nivelet e duhura të fitnesit për Serie A. Gjithsesi, jam shumë i kënaqur me debutimin e tij të plotë”, u shpreh Conte.

Inter renditet në pozitën e dytë në Serie A me 3 pikë më pak se lideri, Juventusi

Top Channel