Luhen sot 3 ndeshje të Javes së 20 të Kategorisë Superiore dhe që do të transmetohen në platformën Digitalb.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme është ajo që do të luhet në Air Albania Stadium mes Tiranës dhe Teutës në orën 17:00. bardheblutë kanë regjistruar 5 fitore radhazi dhe ndaj durrsakëve do të kërkojnë të 6.

Bardheblutë janë në vendin e dytë në renditje me 34 pikë 1 më pak se kryesuesi dhe nuk duan të gabojnë në këtë ndeshje me Teutën që nga ana e saj do të kërkojë që të marrë 3 pikët për të barazuar kryeqytetasit në klasifikim për ta bërë akoma më të ndezur luftën për titullin kampion në Kategorinë Superiore.

Në të njëjtën orë do të luhet edhe sfida mes Flamurtarit dhe Kukësit në Vlorë. Në letër, kjo ndeshje duket e lehtë për skuadrën verilindore teksa përballë ka një skuadër si Flamurtari që ende nuk ka regjistruar asnjë fitore dhe që gjendet në vendin e fundit duke ndjerë akoma më shumë rënien nga Kategoria.

Ndërsa në Gjirokastër, në orën 14:00 do të luhet sfida mes Luftëtarit dhe partizanit. Skuadra kampione e vendit vjen në këtë ndeshje pas disa rezultateve negative të regjistruara së fundmi dhe ndaj skuadrës gjirokastrite do të kërkojnë të bëjnë kthesë. Ndërkaq, për Luftëtarin do të jetë me shumë rëndësi marrja e një fitoreje në luftën e saj për mbijetesë.

Java e 20 e Kategorisë Superiore do të mbyllet ditën e hënë me ndeshjet Laçi-Skënderbeu dhe Bylis-Vllaznia

Top Channel