Ronaldo magjik, arrin shifrën e 50 golava të shënuara për Juventusin

02/02/2020 15:19

Cristiano Ronaldo nuk ndalët së shënuari.

Portugezi në ndeshjen e sotme, të cilën Juventusi e fitoi me rezultat të pastër 3:0, ndaj Fiorentinës, arriti që të shënoj dy gola nga pika e bardhë, shkruan KosovaPress.

Ronaldo me këto dy gola ka arritur shifrën e 50 golave të shënuara me fanellën e Juventusit, aty ku u transferua dy vite më parë.

Këtë vit, Ronaldo me fanellën e “zonjës së vjetër” ka shënuar 19 gola në Serie A.

Kujtojmë që Juventus është në pozitën e parë, në Serie A me 6 pikë më shumë se Interi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar..

Top Channel