Nuk ka oferta nga Evropa, Arda Turan drejt Brazilit ose Argjentinës

02/02/2020 09:30

Arda Turan nuk është duke arritur të sistemohet në asnjë klub evropian.

Pas huazimit tek skuadra turke Basaksehir, Turan është rikthyer te Barcelona, skuadër që posedon kartonin e tij.

Lojtari ka kontratë edhe gjashtë muaj me katalunasit, por që nuk bënë pjesë në planet e kampionëve të Spanjës.

Edhe pse kërkoi me ngulm një skuadër evropiane, asnjë ofertë nuk ka ardhur në drejtim të tij.

Kësisoj e ardhmja e turkut pritet të jetë në Amerikën e Jugut, ku momentalisht ka tri oferta, dy nga Brazili dhe një nga Argjentina.

Top Channel